Sulm me thikë në një supermarket në Zelandë, plagosen 4 persona

09:23 10/05/2021

Të paktën katër persona janë plagosur pas një sulm me thikë në supermarket në Zelandën e Re. BBC raporton se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve bëhet me dije se sulmi me thikë ka ndodhur në një supermarket në qytetin Dunedin.

Lidhur me këtë sulm është arrestuar një person, që dyshohet se është autori dhe tashmë ndodhet në paraburgim ku do të merret në pyetje.

Kryeministrja Jacinda Ardern në një deklaratë për mediat tha motivi i sulmit ende nuk është i qartë, por shtoi se kanë nisur hetimet për të zbuluar të gjithë dinamikën.

Nga ana tjetër mediat lokale thonë se të plagosurit janë punonjës të supermarketit dhe klientë. Dëshmitarët e ngjarjes kanë deklaruar se ishin terrorizuar dhe në supermarket ishte krijuar kaos./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *