Sulm në Izrael/ 1 viktimë dhe 17 të plagosur, autorët vidhnin makina dhe me mjetet përplasnin këmbësorët

08:21 16/01/2024

Një 70-vjeçare është vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur në atë që policia e ka cilësuar një sulm terrorist në Raanana të Izraelit. Në lidhje me ngjarjen, janë arrestuar 2 palestinezë. Të arrestuarit dyshohet se kanë përdorur makina të vjedhura për të sulmuar këmbësorët në vende të ndryshme.

Sipas mediave izraelite, e moshuara ndërroi jetë pasi u godit me thikë nga një prej të dyshuarve të sulmit, përpara se ai dhe bashkëpunëtori i tij të merrnin makinën e saj dhe ta përdornin atë për të përplasur njerëzit në rrugë. Më tej, sulmuesit humbën kontrollin e makinës së parë dhe vodhën një makinë tjetër e vazhduan që të sulmonin këmbësorët.

Akoma nuk është qartësuar si u ndaluan dhe u arrestuan të autorët e dyshuar. Policia deklaroi se ata vinin nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor dhe se të dy kishin hyrë në Izrael ilegalisht. Ky sulm erdhi pasi lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza kaloi kufirin 100-ditor.

Tensionet janë rritur gjithashtu në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza. Zyrtarët lokalë të shëndetësisë thonë se më shumë se 350 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në bastisjet që synonin militantët dhe në incidente të tjera.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 24,100 persona, kryesisht gra dhe fëmijë janë vrarë si pasojë e bombardimeve të Izraelit, të cilat filluan si përgjigje ndaj sulmeve. Ministria thotë se pothuajse 61,000 të tjerë janë plagosur.

Nga ana tjetër, Izraeli thotë se 9,000 nga të vrarët në Gaza ishin luftëtarë të Hamasit. Përfaqësuesit e shtetit izraelit janë zotuar të shkatërrojnë grupin dhe të lirojnë pengjet e mbetura./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts