Sulm në një kishë të Stambollit, një i vrarë

sulm ne nje kishe te stambollit nje i vrare

14:49 28/01/2024

Autoret ishin dy persona të maskuar

Një person u vra nga një sulm në një famulli katolike italiane të Stambollit. Ngjarja ndodhi gjatë meshës së të dielës.

Viktima është një 52-vjeçar me origjinë turke. Autorët ishin dy persona të maskuar që hynë në kishë dhe hapën zjarr.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya që konfirmoi ngjarjen tha se është ende e paqartë nëse viktima ka qenë shënjestër e sulmit apo ai ishte një viktimë e rastit.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është një i pastrehë që gjendje shpesh në ambientet e kishës. Në zonë ka nisur një operacion i gjerë policie në përpjekje për të identifikuar dhe ndaluar autorët.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin. Ministri i Brendshëm tha se po bëhet gjithçka për të zbardhur ngjarjen.

Sulmi u dënua nga autoritetet më të larta turke dhe italiane. Ngushëllime shprehu edhe vetë Papa Françesku.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts