Sulm në një kopsht fëmijësh në Kinë, 6 të vdekur dhe një i plagosur

Në Kinë, të paktën gjashtë persona u vranë dhe një u plagos në një sulm në një kopsht fëmijësh në Lianjiang në provincën jugore të Guangdong. Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i pushtetit lokal, duke raportuar se “viktimat janë një mësuese, dy prindër dhe tre fëmijë”. Një i dyshuar është arrestuar.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi identitetin dhe moshën e viktimave, as mbi armën e përdorur në sulm. Një hetim policor ka nisur.

Kina i ndalon rreptësisht qytetarët të posedojnë armë zjarri dhe ka pasur një numër të madh të goditjeve me thikë në vitet e fundit. Sulmet vdekjeprurëse që synojnë posaçërisht shkollat ​​kanë ndodhur në mbarë vendin, duke bërë që autoritetet të forcojnë sigurinë rreth institucioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts