Sulm në një qendër të Tel Avivit, 2 të vdekur. Vritet një prej agresorëve

Dy persona kanë vdekur të enjten, 7 prill, nga të paktën një sulmues në qendër të Tel Avivit në Izrael. Ky është sulmi i katërt i tillë brenda dy javëve në këtë vend.

Disa prej të shtënave me armë zjarri është raportuar të kenë ndodhur në rrugën Dizengoff, njëherësh një prej rrugëve me më së shumti qarkullim në këtë qytet. Sipas raportimeve fillestare, një sulmues është vrarë dhe i dyti është në arrati.

Policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës së sulmit që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. “Mos u largoni nga shtëpitë. Mos vendosni kokat jashtë dritareve. Largohuni nga ballkonet”, ka thënë Policia për televizionin, Kanal 13.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, është thënë se po njoftohet për situatën në selinë e ushtrisë në Tel Aviv.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.