Sulm në Romë, një ish-i dënuar tenton të godasë priftin e njohur antimafie, neutralizohet nga shoqëruesit

sulm ne rome nje ish i denuar tenton te godase priftin e njohur antimafie neutralizohet nga shoqeruesit

Prifti anti-mafia Don Antonio Coluccia u sulmua në Tor Bella Monaca, në Romë gjatë një aktiviteti në rrugën dell’Archeologia, një nga sheshet më të mëdha të shitjes së drogës në Itali.

Sulmuesi, i cili kishte tentuar ta përplaste me skuter, u qëllua në krah nga një prej oficerëve të shoqërimit të priftit. Një tjetër polic mbeti i plagosur teksa tentoi të bllokonte burrin me skuter, i cili u ndalua dhe u dërgua në spital. Sulmuesi, i quajtur Simone D.P., është një kriminel i dënuar nga viti 1995.

“Unë do të vazhdoj betejën time”
“Sulmi nuk do të më ndalojë. Unë do të vazhdoj betejën time që po bëj kundër krimit që kontrollon sheshet e trafikut të drogës në San Basilio, Quarticciolo dhe Tor Bella Monca”. Këto janë fjalët e priftit antimafia, Don Antonio Coluccia, të thëna në telefon Ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi dhe shefit të policisë Vittorio Pisani, të cilët komunikuan për të kontrolluar gjendjen e tij pak pasi pësoi sulmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts