
Të paktën 26 studentë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë rrëmbyer pas një sulmi në një shkollë në perëndim të Ugandës nga rebelë të armatosur nga Forca Demokratike Aleate.
Zyrtari i lartë i Ugandës bëri me dije se 20 deri në 25 rebelë sulmuan shkollën e mesme Lhubirira në Mpondwe, gatë mesnatës, duke vrarë 26 nxënës dhe duke plagosur 8 të tjerë, para se të ndiznin shkollë në zjarr.
Dyshohet se numri i viktimave është më i lartë, sakaq mësohet se 8 të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al