Sulm terrorist në Pakistan, vriten 4 ushtarë

Në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe terroristëve në provincën Balochistan të Pakistanit, katër ushtarë humbën jetën, tetë ushtarë u plagosën dhe të paktën katër terroristë u neutralizuan.

Në deklaratën e bërë nga Njësia e Marrëdhënieve me Publikun e Forcave të Armatosura (ISPR), u raportua se terroristët sulmuan pikën e sigurisë në qytetin Ketta në Balochistan.

Në deklaratë thuhet se 4-5 terroristë u neutralizuan dhe 7-8 terroristë u plagosën në konflikt, ndërsa katër ushtarë humbën jetën dhe gjashtë ushtarë tjerë u plagosën.

Në Turbat, u regjistrua se dy ushtarë u plagosën si rezultat i një sulmi terrorist ndaj forcave të sigurisë.

Në deklaratë nuk u dha informacion në lidhje me atë se kush ishte grupi terrorist në fjalë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *