Sulm terrorist në Siri, vriten 13 njerëz

09:33 20/10/2021

Një sulm terrorist me bombë në një autobus ushtarak në Damaskun qendror ka shkaktuar vdekjen e  të paktën 13 personave.

Mjeti ishte shënjestruar me dy eksplozivë ndërsa kalonte poshtë urës së Jisr al-Rais pak pas agimit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë pamje të kobshme të autobusit i cili është djegur tërësisht dhe i ka mbetur vetëm skeleti.

Sulme të tilla në kryeqytet janë shumë të rralla, ndonëse Siria ndodhet në një luftë civile prej një dekade.

Sulmi i së mërkurës është regjistruar si më vdekjeprurësi që prej Marsit të vitit 2017, kur 31 njerëz u vranë nga një sulm kamikaz prej grupit xhihadist Shteti Islamik./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *