Sulm vdekjeprurës kundër ekipit të vaksinimit në Afganistan

Persona të armatosur sulmuan disa ekipe për vaksinim kundër poliomelitit në lindje të Afganistanit, duke vrarë së paku pesë punonjës shëndetësorë. Ky është sulmi i dytë i tillë në zonë, në më pak se tre muaj.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Nangarhar, Attaullah Khoqyani, i tha Radios Evropa e Lirë se përveç të vrarëve, janë edhe katër persona të plagosur. Zëdhënësi i policisë provinciale, Farid Khan, tha se viktimat janë qëlluar në tre lokacione të ndryshme të provincës Nangarhar, brenda dy orësh.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup, por edhe militantët talibanë, edhe ata të grupit Shteti Islamik janë aktivë në zonë.

Në muajin mars, ekstremistët e Shtetit Islamik në Afganistan kanë thënë se kanë qëlluar dhe vrarë tri gra, të cilat kanë qenë pjesë e një ekipi të vaksinimit kundër poliomelitit në Xhalalabad – kryeqytetin e provincës Nangarhar, shkruan Rel.

Pavarësisht përballjes me valën e tretë të koronavirusit, Qeveria afgane ka bërë përpjekje të vaksinojë 9.6 milionë fëmijë kundër poliomelitit, me ndihmën e Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara – UNICEF. Në vitin 2020, Afganistani ka raportuar për 54 raste të reja kundër poliomelitit. Afganistani dhe Pakistani janë të vetmet vende në botë, ku poliomeliti vazhdon të jetë endemik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *