Sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë, raportohet për 8 të vrarë, autori i lidhur me Al Kaidën

Së paku tetë njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, thanë autoritetet.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist Al-Shabab. Një zëdhënës i policisë somaleze tha se komisionari i policisë në Mogadishu, Farhan Mohamud Qaroleh, ka qenë shënjestër e sulmit, porse ai ka shpëtuar pa u dëmtuar.

“Një bombardues vetëvrasës, me eksplozivë të rëndë të kurdisur nga grupi terrorist Al-Shabab, ka shënjestruar komisionarin e policisë në Mogadishu”, tha zëdhënësi i policisë, Sadiq Adam Ali.
Al-Shabab, me vite, kryen sulme kundër civilëve dhe forcave qeveritare në Somali, në përpjekje për të vendosur ligje të ashpra islamike.

Grupi është i lidhur me organizatën terroriste të Al Kaidës. Militantët e tij janë dëbuar nga Mogadishu në vitin 2011, por grupi vazhdon të kontrollojë territore të mëdha në disa pjesë të Somalisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *