Sulm vetëvrasës në xhaminë në Afganistan, 50 të vdekur

15:29 08/10/2021

Një sulm kamikaz në një xhami të Kunduzit, Afganistan ka shkaktuar vdekjen e të paktën 50 njerëzve. Ky është sulmi më vdekjeprurës që pas largimit të trupave amerikane, i cili ka shkaktuar lëndimin e më shumë se 100 të tjerëve.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë trupa të vrarë dhe dëmtime brenda xhamisë, e cila përdorej nga komuniteti mysliman minoritar Shia.

Asnjë grup nuk ka deklaruar se qëndron pas ngjarjes, por ekstremistët myslimanë Sunni, përfshirë një grup lokal të Shtetit Islamik, kanë shënjestruar minoritetin, pasi i konsiderojnë heretikë.

Filiali rajonal i Shtetit Islamik, IS-K, i cili është kundër regjimit aktual të talibanëve, ka shkaktuar shpërthime me bombë kohët e fundit, kryesisht në lindje të vendit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *