Sulme të ndërsjella mes Ukrainës dhe Rusisë

sulme te ndersjella mes ukraines dhe rusise

sulme te ndersjella mes ukraines dhe rusise

14:40 26/11/2023

Zelensky: Ukraina ka nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore për të siguruar eksportin e grurit

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Rusia ka nisur sërish sulmet në Ukrainë, para një dimri të vështirë duke synuar infrastrukturën civile.

Ushtria ukrainase shkatërroi tetë nga nëntë dronët të nisur nga Rusia sulm për të cilin forcat ajrore thanë se ishte nisur nga juglindja. Ukraina ka paralajmëruar javët e fundit se Rusia pritet që këto sulme ajrore t’i intensifikojë siç bëri vitin e kaluar. Një ditë më parë Kievi u godit nga sulmi më i madh rus me dronë nga Moska.

Ndërkaq nga ana tjetër Rusia e ka zmbrapsur një sulm të madh ukrainas, duke rrëzuar 24 dronë në pesë rajone, përfshirë kryeqytetin Moskë. Ministria tha se mbrojtja e saj ajrore i rrëzoi dronët ukrainas mbi Moskë, Tula, Kaluga, Smolensk dhe Briansk. Një person u plagos në Tula kur një dron e goditi një ndërtesë banimi. Fluturimet u anuluan në aeroportet kryesore të Moskës, për shkak të sulmit me dronë.

Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensiy ka deklaruar se Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të siguruar rrugët e saj të eksportit të grurit, si dhe rajonet në kufi me Rusinë.

Para një samiti ndërkombëtar për sigurinë ushqimore në Kiev ku morën pjesë zyrtarë të lartë nga vendet evropiane ai u shpreh se Ukraina do të furnizohej nga partnerët e saj me anije luftarake për të shoqëruar anijet e saj të mallrave nga portet e Ukrainës

Volodomyr Zelensky: Dihet se në Kiev ka probleme të theksuara me mbrojtjen ajrore. Ne mbështetemi tek partnerët tanë. Ne tashmë kemi marrë një përgjigje pozitive kur ato sisteme do të fillojnë të vijnë që të mbrojnë rajonet. 

Presidenti ukrainas tha se Kievi shpreson të zgjidhë mungesën e mbrojtjes ajrore përmes furnizimeve të reja nga partnerët dhe rritjes së kapacitetit të vet të prodhimit, diçka për të cilën, ai tha se kishte pasur përparim. Ukraina ka eksportuar grurë përmes korridoreve të Detit të Zi. Korridoret aktuale të eksportit të grurit në Detin e Zi të Ukrainës fillojnë nga portet në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa.

Ndërkaq Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen premtoi mbështetje duke thënë se Komisioni do të vërë në dispozicion 50 milionë euro për përmirësime të infrastrukturës në portet e Ukrainës.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts