Sulme të përgjakshme mes Izraelit dhe palestinezëve

19:30 13/05/2021

Numërohen 90 të vrarë, Netanjahu dërgon ushtrinë në Gaza

Shkon në mbi 90 të vrarë bilanci i përplasjes së dhunshme mes Izraelit dhe palestinezëve.  Ajo që ka marrë pamjen e një lufte të vërtetë dhe të përgjakshme po shënon viktima nga të dyja palët, si dhe shkatërrimin e ndërtesave të shumta.

Militantët e Hamasit vijojnë të lëshojnë raketa nga Gaza në drejtim të Izraelit, një pjesë e të cilave kanë rënë mbi Tel Aviv ku janë shënuar 12 viktima. Megjithatë bilanci më i rëndë shënohet në radhët e palestinezëve që flasin deri tani për 83 të vrarë dhe mbi 500 të plagosur. 17 nga viktimat janë fëmijë dhe 7 gra. Nuk janë ndalur as sulmet ajrore izraelite që thanë se kanë vrarë komandantë të lartë të Hamasit, si dhe rrëzuan një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri thirrje për mobilizimin e 7 mijë rezervistëve ndërsa ka nisur drejt kufirit me Gazën forca të ushtrisë me qëllim sipas tij mbajtjen e situatës nën kontroll.

Luftimet shpërthyen pas disa javësh tensioni në Jerusalemin Lindor, që kulmoi me përplasjet mes myslimanëve dhe hebrenjve në xhaminë Al Akasa, vendin e tretë më të shenjtë të islamit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *