Sulme të reja pranë centralit bërthamor Zaporizhia

23:40 21/08/2022

Predha artilerie ranë mbi një qytet pranë centralit bërthamor Zaporizhia të dielën. Gjithashtu raketat ruse goditën objektiva pranë Odesës, porit më të madh ukrainas në Detin e Zi dhe një qendër eksporti e grurit. Ndërsa Ukraina përgatitet të shënojë Ditën e Pavarësisë së saj, zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë raportuan më shumë sulme ruse ndaj objektivave në lindje dhe në jug të vendit.

Shqetësues ishte bombardimi i Nikopolit, një qytet që shtrihet përtej lumit Dnipro nga Zaporizhzhia, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor i Ukrainës dhe Europës. Nikopol u bombardua në pesë raste të ndryshme gjatë natës. 25 predha artilerie goditën qytetin, duke shkaktuar zjarr në një objekt industrial dhe duke ndërprerë energjinë për 3,000 banorë.

Autoritetet lokale raportuan gjithashtu sulme me raketa gjatë natës në rajonin e Odesës. Pesë raketa ruse Kalibr u hodhën nga Deti i Zi, tha zëdhënësi i administratës rajonale, duke cituar informacione nga komanda ushtarake jugore. Dy u qëlluan nga mbrojtja ajrore ukrainase, ndërsa tre goditën objektivat bujqësore, por nuk pati viktima.

Rusia tha të dielën se raketat e saj kishin shkatërruar një depo municioni për raketat HIMARS, ndërsa Kievi tha se ishte goditur vetëm një hambar. Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës raportoi gjithashtu disa tentativa për sulme ruse gjatë 24 orëve të fundit në Donbas, rajoni lindor i kontrolluar pjesërisht nga separatistët pro-Moskës.

Në jug, forcat ruse kryen një sulm të suksesshëm në kufirin midis rajoneve Kherson dhe Mykolaiv.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin shkatërruar dy avionë M777 në pozicione luftarake në rajonin Kherson dhe një depo karburanti në rajonin Zaporizhzhia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *