Sulmet ajrore izraelite godasin sërish spitalin e qytetit të Gazës ku strehohen mijëra njerëz, plagosen të paktën 21 persona

sulmet ajrore izraelite godasin serish spitalin e qytetit te gazes ku strehohen mijera njerez plagosen te pakten 21 persona

Të paktën 21 persona u plagosën në Spitalin Al-Quds të qytetit të Gazës pas sulmeve ajrore izraelite në lagjen Tal Al-Hawa, tha të premten Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Kjo pason dy ditë radhazi sulme ajrore izraelite pranë spitalit të dytë më të madh të enklavës, ku janë strehuar deri në 14,000 njerëz të zhvendosur, sipas mjekëve. Videoja e postuar nga Gjysmëhëna e Kuqe tregon xhamat e thyer në tokë ndërsa punonjësit e shëndetësisë mbanin fëmijë dhe mjekët kujdeseshin për një grua me një lëndim në këmbë.

“[Lëndimet] ndodhën kur xhami i brendshëm i spitalit Al-Quds në Gaza u thye dhe një pjesë e tavanit ra”, tha Gjysmëhëna e Kuqe në X. “Shumica e të prekurve ishin gra dhe fëmijë, duke shkaktuar frikë dhe panik ekstrem te civilët e zhvendosur brenda vendit.” CNN ka kontaktuar me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) për koment, por nuk ka marrë përgjigje menjëherë.

IDF ka thënë në mënyrë të përsëritur se ka në shënjestër komandantët ose infrastrukturën e Hamasit dhe se u bën thirrje civilëve të evakuohen nga jugu kur CNN ka pyetur për sulme ajrore specifike në Gazën veriore. Zonat e evakuimit dhe alarmet paralajmëruese nga ushtria izraelite nuk kanë garantuar sigurinë për civilët në brezin bregdetar me popullsi të dendur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts