
Sulmet me dronë në territorin rus gjatë natës “nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Maria Zakharova u tha gazetarëve Ukraina është përgjegjëse dhe thotë se sulmet e deritanishme brenda Rusisë do të kërkonin inteligjencë nga vendet perëndimore.
Disa nga dronët që sulmuan Rusinë gjatë natës goditën një bazë ajrore në Pskov, 600 km (400 milje) nga Ukraina.
Aeroportet Domodedovo, Vnukovo dhe Sheremetyevo të Moskës janë mbyllur përkohësisht. Kjo u njoftua nga shërbimet ruse të transportit ajror të cituar nga agjencia Tass, pasi Ministria e Mbrojtjes e Moskës njoftoi rrëzimin e një droni ushtarak mbi rajonin e kryeqytetit rus.
Shpërthime ndodhën gjatë natës edhe në Kiev dhe në qytetin jugor të Ukrainës, Odessa, sipas autoriteteve lokale dhe mediave. Bilanci i sulmeve me raketa në kryeqytetin ukrainas është të paktën dy të vdekur dhe tre të plagosur. Të paktën një i plagosur në Odessa.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al