Sulmet me raketa në disa zona të Kievit, raportohet për një të plagosur

sulmet me raketa ne disa zona te kievit raportohet per nje te plagosur
sulmet me raketa ne disa zona te kievit raportohet per nje te plagosur

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se një person është shtruar në spital pas shpërthimeve të shumta që goditën kryeqytetin mëngjesin e kësaj të diele.

“Në lidhje me shpërthimet e mëngjesit të sotëm në qarqet Darnytskyi dhe Dniprovskyi të kryeqytetit, aktualisht nuk ka viktima nga sulmet me raketa në infrastrukturë. Një person u shtrua në spital”, tha Klitschko në Telegram.

Ai tha se shërbimet e qytetit janë ende duke operuar në zonat e prekura. Rusia “vazhdon të lëshojë raketa dhe të shkatërrojë infrastrukturën ushtarake dhe civile në vendin tonë, veçanërisht në Kiev”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton CNN.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts