
Një person është vrarë dhe disa janë plagosur në sulmet me raketa që goditën Kievin më herët sot, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.
Klitschko shtoi se mjekët po luftonin për jetën e atyre që ishin plagosur.
Ai shtoi se gjeneralët rusë kishin kërcënuar me sulme me raketa në kryeqytet – dhe kjo ishte ajo që po ndodhte. Mbrojtja ajrore po përpiqej të mbronte njerëzit, shtoi Klitchko në përditësimin e tij në Telegram, “por armiku është i pamëshirshëm”.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al