Sulmet në Dagestan/Çfarë ndodhi dhe pse u vranë 16 persona, mes tyre 15 oficerë policie ndërsa 13 të tjerë u plagosën

sulmet ne dagestan cfare ndodhi dhe pse u vrane 16 persona mes tyre 15 oficere policie ndersa 13 te tjere u plagosen
sulmet ne dagestan cfare ndodhi dhe pse u vrane 16 persona mes tyre 15 oficere policie ndersa 13 te tjere u plagosen

Informacionet për dhunën e 23 qershorit në rajonin rus të Kaukazit të Veriut, Dagestan, janë ende duke u mbledhur.

Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, së paku 20 njerëz u vranë, përfshirë 15 oficerë të policisë, kur persona të armatosur sulmuan një sinagogë, dy kisha ortodokse ruse dhe policinë në kryeqytetin rajonal, Makaçkala, dhe në qytetin e Derbentit, rreth 120 kilometra në jug.

Pesë persona të armatosur raportohet se u vranë, ndërsa 16 persona, përfshirë 13 policë, u plagosën.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende askush.

Autoritetet ruse nuk i publikuan emrat e pesë personave të armatosur të vrarë.

Por, kanalet në Telegram, të lidhura me Kaukazin, i identifikuan dy prej tyre si djemtë e Magomed Omarovit, udhëheqës i një qarku lokal dhe zyrtar i partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, i cili u dëbua menjëherë pas incidentit.

Një tjetër sulmues i vrarë thuhet se ishte nipi i Omarovit. Ky i fundit thuhet se u arrestua nën dyshimet për nxitje terrorizmi.

Kanali Baza në Telegram, i cili ka lidhje me agjencitë e zbatimit të ligjit, citoi Omarovin të ketë thënë gjatë marrjes në pyetje se ai e ka ditur se djemtë dhe nipi i tij janë ekstremistë dhe se nuk ka qenë në kontakt me ta “gjatë disa viteve të fundit”.

Këto pretendime nuk ishte e mundur që të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Ngjashëm, as një raport në kanalin Mash në Telegram që thoshte se njëri nga djemtë, Osman Omarov, ishte kthyer në prill në Rusi, pas një qëndrimi prej 18 muajsh në Turqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts