Sulmet në Detin e Kuq, rebelët Houthi urdhërojnë largimin nga Jemeni të punonjësve humanitarë nga SHBA dhe Britania

sulmet ne detin e kuq rebelet houthi urdherojne largimin nga jemeni te punonjesve humanitare nga shba dhe britania

Punonjësve të ndihmës humanitare nga Britania dhe SHBA u është kërkuar të largohen nga Jemeni nga autoritetet Houthi në vend, sipas Sky News.

Në letrën drejtuar koordinatorit të Kombeve të Bashkuara të vendit, ministria e punëve të jashtme e kontrolluar nga Houthi-t kërkon që punonjësit e ndihmës me shtetësi amerikane dhe britanike të largohen brenda 30 ditëve.

Ky vendim pason sulmin e dytë ajror të përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së kundër forcave Houthi, që synojnë ndalimin e goditjeve të anijeve në Detin e Kuq.

Letra gjithashtu u bën thirrje agjencive të ndihmës që të mos rekrutojnë asnjë punonjës me shtetësi të dyfishtë nga MB dhe SHBA në 30 ditët e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts