Sulmet në Kiev: Fjalët nuk mund ta përshkruajnë frikën e banorëve

20:53 16/04/2022

BBC sjell detaje nga sulmet ajrore gjatë natës në Kiev, që sipas kryebashkiakut kishin në shënjestër lagjen Darnytskyi në periferi të kryeqytetit. Punonjësit e shpëtimit dhe mjekët ishin në vendngjarje, tha Vitali Klitschko në një postim në internet.

Mbrëmja e djeshme ishte nata e dytë radhazi që rajoni i Kievit është vënë në shënjestër, pas dy javësh qetësi në zonë.

Anna Budko, një banore vendase, i tha korrespondentes të BBC-së Yogita Limaye: “Ndonjëherë e harron që të tremb çdolloj tingulli, edhe nëse vjen për shembull nga shtëpia e fqinjit tënde, ose kur dikush përplas derën makinës”. “Papritur ti nis të dridhesh dhe përpiqesh ta kapërcesh. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë sa e frikshme është”.

Rusia kërcënoi të premten me më shumë sulme ndaj objektivave strategjike në Kiev nëse Ukraina vazhdon të bombardojë fshatrat ruse përgjatë kufirit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com