Sulmet në Kiev/ Zhvillohen sot bisedimet mes diplomatëve ukrainas dhe rusë

sulmet ne kiev zhvillohen sot bisedimet mes diplomateve ukrainas dhe ruse
sulmet ne kiev zhvillohen sot bisedimet mes diplomateve ukrainas dhe ruse

Pas një nate tjetër makthi në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës, interesi është fokusuar tek bisedimet që do të zhvillohen ditën e sotme nga delegacionet e të dy vendeve, me shpresën që të arrihet një armëpushim.

Me Ukrainën që mbrohet heroikisht, Perëndimi ka lëvizur në mënyrë dinamike për tre ditët e fundit, duke përshkallëzuar mbytjen ekonomike dhe izolimin ndërkombëtar të Moskës, ndërsa ka ndihmuar ndjeshëm presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me ndihmë ushtarake  për të organizuar mbrojtjen e vendit të tij.

Në një lëvizje vendimtare mbrëmë në përgjigje të kërcënimit të mëparshëm bërthamor të Putinit, Bashkimi Evropian po mbyll hapësirën e tij ajrore për avionët rusë .

Bisedimet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen në kufirin ukrainas- bjellorusi pranë lumit Pripyat, pas një ultimatumi të dërguar nga Moska në Kiev të dielën pasdite.

Kjo është përpjekja e parë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk u shfaq optimist për rezultatin e këtyre kontakteve, por tha se delegacionet do të takohen “pa kushte”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts