Sulmet në Paris/ Flet i mbijetuari i vetëm i grupit terrorist: Ne luftuam Francën, hakmarrje për ato çfarë ndodhën në Siri dhe Irak

I mbijetuari i vetëm i celulës xhihadiste që pretendohet të ketë vrarë 130 njerëz në Paris gjashtë vjet më parë, tha në gjyq se sulmet ishin hakmarrje për sulmet ajrore franceze në Siri dhe Irak dhe se Franca kishte njohur “rreziqet” e sulmit të Shtetit Islamik.

“Ne luftuam Francën, sulmuam Francën, ne shënjestruam popullatën civile – por nuk ishte asgjë personale kundër tyre,” tha Salah Abdeslam për sulmet e koordinuara me armë dhe bomba vetëvrasëse në të gjithë Parisin më 13 nëntor 2015, të cilat filluan në stadiumin kombëtar të futbollit, vazhdoi në bare dhe restorante dhe përfundoi me një masakër brenda një koncerti rock në sallën e koncerteve Bataclan.

Gata

“Unë e di që deklarata ime mund të jetë tronditëse, por nuk është të gërmosh thikën më thellë në plagë, por të jesh i sinqertë ndaj atyre që vuajnë pikëllim të pamatshëm,” tha ai në gjykatë.

Abdeslam është i vetmi i mbijetuar i grupit prej 10 personash që dyshohet se sulmuan kryeqytetin francez me mitralozë dhe bomba vetëvrasëse në dhunën më vdekjeprurëse kundër vendit që nga Lufta e Dytë Botërore. Sulmuesit e tjerë hodhën veten në erë ose u qëlluan nga policia.

Shumë në seancën gjyqësore, përfshirë familjet e të vdekurve dhe rreth 350 persona të plagosur fizikisht, qanë ose përqafuan njëri –tjetrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *