Sulmet nga Siria, ministri turk: Do të bëjmë ç’të jetë e nevojshme për sigurinë tonë

23:30 13/10/2021

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu, tha këtë të mërkurë se Turqia do bëjë ç’të jetë e mundur për sigurinë pas sulmeve nga kurdët e Sirisë.

Turqia tha se policët në rajonin verior të Sirisë ishin sulmuar me raketë këtë të dielë nga forcat kurde, që Turqia i njeh si grupe kriminale.

Duke folur për një konferencë për shtyp në Ankara, Cavusoglu tha se SHBA dhe Rusia nuk e kanë mbajtur premtimin për të tërhequr forcat kurde nga zona kufitare e Sirisë.

“Meqenëse ata nuk po i mbajnë premtimet e tyre, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për sigurinë tonë”, tha Ministri.

Turqia kontrollon një pjesë të veriut të Sirisë dhe është kundër mbështetjes që SHBA u jep forcave kurde. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *