“Sulmet raketore ruse shkaktuan shpërthim në Kharkhiv”

10:57 01/03/2022

Ministri i Jashtëm Ukrainas, Dmytro Kubela tha se sulmet me raketa ruse shkaktuan një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv, të martën. 

“Sulme barbare me raketa ruse në Sheshin qendror të Lirisë dhe lagjet e banuara të Kharkiv. Putini nuk është në gjendje të shkatërrojë Ukrainën. Ai kryen më shumë krime lufte nga inati, vret civilë të pafajshëm. Bota mund dhe duhet të bëjë më shumë. Rritjeni presionin, izolojeni plotësisht rusiin!”, tha Kubela në një postim në Twitter. 

Të paktën gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë në shpërthim, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës./tvklan.al  

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts