“Sulmet raketore të ndalojnë”, sekretari Amerikan i Shtetit në mbështetje të Izraelit

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkoi nga militantët palestinezë që të ndalojnë lëshimin e raketave kundër Izraelit.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u shpreh në mbështetje të Izraelit.

“Kemi qenë shumë të qartë që sulmet raketore duhet të ndalen. Gjithashtu kemi sqaruar të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Po bashkëpunojmë edhe me partnerët rajonalë në mënyrë që të mbizotërojë qetësia. Shprehim ngushëllimet më të ndjera për njerëzit që humbën të afërmit e tyre. Jemi të shqetësuar edhe përdhunën në rrugët e Izraelit. Besojmë se izraelitët dhe palestinezët meritojnë liri, siguri, dinjitet dhe prosperitet në një masë të barabartë.”, u shpreh Blinken.

“Dëshiroj të lexoj diçka që një nënë nga Gaza më ka dërguar dy ditë më parë. Po e citoj, ‘Sonte, vendosi fëmijët në gjumë në dhomën tonë të gjumit, kështu që nëse vdesim, do të vdesim së bashku. Askush nuk do të jetonte që të mbante zi për humbjen e ndonjërit prej nesh’. Këto fjali më thyen zemrën edhe më shumë pasi politikat e vendit tim do t’i mohojnë të drejtën kësaj nëne që t’i shohë fëmijët e saj të jetojnë, pa frikë dhe të rriten pa trauma dhe dhunë.”, -u shpreh Rashida Tlaib, ligjvënëse demokrate nga Çikago.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *