Sulmi dhe kërcënimet ndaj deputetëve në mbledhjen e Kryesisë, Korreshi: Basha ka të drejtë, të ruhet standardi, urdhëruesit e dhunës të përjashtohen!

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi kërkon përjashtimin e urdhëruesve të dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së zyrtare.

Duke iu referuar deklaratave të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha si dhe standardit të vendosur nga Këshilli Kombëtar më 15 janar të vitit të kaluar, Korreshi shkruan se dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia.

“Në 15 Janar 2022 Këshilli Kombëtar i PD vendosi një standard: dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia. Duke iu përgjigjur edhe mendimit të Lulzim Bashës të shprehur të enjten mendoj se ka të drejtë. Standardi duhet ruajtur. Urdhëruesit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës!”, deklaron Korreshi.

Korreshi Fb
Korreshi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts