“Sulmi i Putin në Mariupol, personal”

14:03 21/03/2022

Zv/kryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk thotë se sulmi në Mariupol është personal për presidentin rus Vladimir Putin, pasi nuk arriti ta pushtonte këtë qytet në vitin 2014, në kohën kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina.

“Unë mendoj se Putin po e bën për hakmarrje personale ndaj popullit të Mariupolit, pas dështimit të tij për ta marrë nën kontroll qytetin në 2014. Është një ndëshkim kolektiv për refuzimin e tyre ndaj tutelës ruse”, tha ajo për gazetën franceze Libération.

Vereshchuk tha se përpjekjet për të dërguar ndihma humanitare në këtë qytet vijojnë të dështojnë.

“Po të donte Putin, korridori humanitar i Mariupol do të ishte tashmë i hapur. Rusët po shkatërrojnë spitalet, teatrin që strehoi njerëz të zhvendosur, xhaminë, kishat, asgjë nuk i ndal.”

Të paktën 300 mijë persona mendohet se janë ende të bllokuar brenda qytetit të rrethuar pa energji, ushqim apo ujë mes bombardimeve intensive./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *