Sulmi i qeverisë ndaj “Prestige Resort” në nisje të muajit të festave/ Nga Armando Broja deri te VIP-at e ndryshëm, ja cilët preferuan perlën e turizmit shqiptar









Në nisje të muajit dhjetor, i cili kulmon dhe me muajin e festave, qeveria ka ndërmarrë një sulm të ri këtë të enjte ndaj “Prestige Resort” në Golem.

Fadromat e IKMT dhe forca të xhenios së bashku me policinë kanë mësyrë në ambientet e ‘Pretige’ që herët në mëngjes pa paralajmërim. Pushuesit që ndodheshin në ambientet e hotelit dhe punonjësit e stafi janë nxjerrë me forcë që në mëngjes.

Ky është sulmi i dytë që i bëhet biznesit të zotit Hysenbelliu, Prestige Resort, pasi fadromat prishën pishinat e hotelit pak kohë më parë.

Kjo situatë ka shkaktuar tension dhe frikë tek pushuesit që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë sezon në ambientet e Prestige Resort.

I cilësuar si ‘perla e turizmit shqiptar’, resorti ka qenë dhe është destinacioni i preferuar i pushuesve vendas dhe të huaj. Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur publikë shqiptarë dhe jo vetëm që kanë zgjedhur “Prestige Resort” si destinacionin e tyre të preferuar të relaksit.

Fenomeni Armando Broja, pas përfundimit të Premier League, zgjodhi “Prestige Resort” si destinacionin e pushimeve ideale së bashku me familjen e tij.

Vetë talenti shqiptar ndau në “Instagram”-in e tij foto teksa ndodhej duke pushuar në resortin “Prestige”.

Teksa e gjithë bota fliste për të, Broja shijoi pushimet e tij në resortin më prestigjioz të Golemit. Ky ishte një moment i rëndësishëm për turizmin shqiptar, ku futbollisti i njohur me qëndrimin e tij në “Prestige Resort” i bëri jehonë Shqipërisë në të gjithë botën.

Këngëtarja Melinda Ademi gjithashtu vendosi që të pushojë në ambientet relaksuese buzë detit Adriatik, në “Prestige Resort”. Këngëtarja pozoi në një nga dhomat e resortit më prestigjioz të Golemit, duke u shfaqur me një fustan të bardhë, të shkurtër, që i tregonte linjat perfekte trupore.

“Prestige Resort” është bërë një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj. Aktorja dhe modelja e njohur spanjolle, Natalia Mesa Bush, me anë të një fotoje në “Instagram” tregoi se vizita e parë në Shqipëri, në “Prestige Resort” i kishte pëlqyer shumë dhe se do të rikthehej sërish.

Vipat e huaj, me fjalët më të mira për perlën e turizmit shqiptar, kanë promovuar kështu turizmin e vendit tonë kudo. Resorti më prestigjioz i Golemit mirëpriti një mysafire të veçantë me famë ndërkombëtare. Këtë herë, aktorja amerikane Sincerely Ward, e cila ka luajtur në filmin “Fast and Furious 2”, u shpreh se kishte mbetur e mrekulluar nga vizita në “Prestige Resort”.

“‘Prestige Resort’ në bregdet është një vend shumë i bukur. Ushqim i shijshëm, staf i mrekullueshëm dhe peizazh i shkëlqyer. Mezi pres të shkoj sërish atje në sezonin e verës”, shkruante aktorja amerikane, bashkëngjitur fotove në “Prestige Resort”.

Pas një vere plot me angazhime dhe shumë arritje e sukses, këngëtarja e njohur Era Istrefi gjithashtu vendosi që të bëjë pak pushim, dhe ku tjetër veçse në vendin e preferuar të personazheve VIP, “Prestige Resort”. Në një kohë kur këngëtarja pati shpërthimin e saj në industrinë muzikore botërore, sigurisht me zgjedhjen e saj për të kaluar pushimet në “Prestige Resort” shërbeu si ambasadore e turizmit shqiptar në mbarë botën.

Modelja bukuroshe, Kejvina Kthella, zgjodhi ‘Prestige Resort’ në Golem për të kaluar në mënyrën më të mirë me një kompleks që ofron gjithçka pushimet e saj. Ish-velina dukej bombastike, teksa ndau në “Instagram”- in e saj disa foto nga pishinat e mrekullueshme të “Prestige Resort”.

Para se të zhvendosej në Turqi edhe aktorja e njohur Almeda Abazi preferoi që të bëjë një set fotosh në plazhin e Durrësit, më saktë në “Prestige Resort”, vendin e preferuar të personazheve Vip, shqiptarë dhe të huaj.

Për ta përmbyllur edhe kompania elitë e shampanjës “Moët & Chandon Ice Imperial”, zgjodhi “Prestige Resort”, për të organizuar eventin e saj të rëndësishëm, ku pjesëmarrës ishin personazhe të njohura të botës së medias, artit e biznesit në vend.

 

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *