Sulmi kibernetik ndaj disa faqeve të institucioneve, reagon Vasili: Mld euro të shqiptarëve u harxhuan, por rezultoi një bllof i madh

sulmi kibernetik ndaj disa faqeve te institucioneve reagon vasili mld euro te shqiptareve u harxhuan por rezultoi nje bllof i madh
sulmi kibernetik ndaj disa faqeve te institucioneve reagon vasili mld euro te shqiptareve u harxhuan por rezultoi nje bllof i madh

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj disa faqeve të institucioneve në vend.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili thekson se miliarda lekë të taksapaguesve shqiptarë shkojnë totalisht dëm.

REAGIMI I VASILIT
Shtet i mbaruar dhe hajdut!
Perseri hakerohen faqet e qeverise.
Miliarda leke te djerses dhe mundit te taksave te qytetareve shkojne totalisht dem.
Te gjithe kujtojne qe Rama fliste per perballimin ” heroik” te sulmeve kibernetike dhe fitoret imagjinare.
Te gjithe kujtojne Ramen qe fliste per lidhje me Mikrosoftin dhe per mbeshtetje nderkombetare per te fituar luften me hakerat, por deshtimi eshte kaq i rende dhe i turpshem.
U shpenzuan miliarda gjoja per mbrojtjen e te dhenave zyrtare, por gjithshka rezultoi nje bllof i madh dhe vetem nje sebep per te tenderuar e vjedhur miliarda te tjera.
Kjo qeverisje eshte edhe e ligë, por edhe e falimentuar dhe e paafte.
Shqiptaret nuk kane qeveri, por nje bande hajdutesh ordinere dhe asgje me shume.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts