Sulmi kibernetik nga Irani, Basha dhe Alibeaj vlerësojnë mbështetjen e SHBA: Qëndrojmë krah për krah me aleatët e NATO-s









Basha dhe alibeajIsh-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit dhe qëndrimit të DASH të cilët zbuluan origjinën e sulmit kibernetik që goditi databazën e e-Albanias.

Basha thekson se sulmi i Iranit kundër Shqipërisë dëshmon sa jetikë është aleanca me NATO-n.

“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë dëshmon sërish rëndësinë jetike që ka Aleanca e NATO-s për sigurinë tonë.

Ne u jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe qëndrojmë krah për krah aleatëve tanë në NATO për ta mbajtur Iranin përgjegjës dhe për të parandaluar kërcënimet dhe aktet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan Basha në Twitter.

Nga ana tjetër, edhe Enkelejd Alibeaj ka reaguar për sulmin kibernetik me origjinë nga Irani.

Ai shkruan se Qeveria duhet të rrisë masat e sigurisë për të shmangur rrjedhjen e të dhënave nga e-Albania.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dënoj ashpër sulmin kibernetik të Iranit ndaj Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të rrisë masat e sigurisë për të shmangur ngjarje si ajo e rrjedhjes së të dhënave nga e-albania, duke e nxitur të bëjë investime serioze për sigurinë kibernetike.

Lidhur me zhvillimet e fundit, gjej rastin të falenderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-të për asistencën teknike dhe mbështetjen gjeostrategjike për Shqipërinë në identifikimin dhe në përballjen me sulmin kibernetik të orkestruar nga Irani”, shkruan Alibeaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *