“Sulmi kibernetik nuk e arriti qëllimin”- Rama sulmon opozitën dhe median: Janë bërë fotomontazhe! Hakerat nuk kanë publikuar sistemin MEMEX






Kryeministri Edi Rama thotë se sulmi kibernetik nuk e arriti objektivin. Në Parlament, kreu i qeverisë u shpreh se nuk është marrë asnjë e dhënë sensitive, pasi sic shpjegoi ai ka një plan për mbrojtjen kibernetike.

rama ne kuvend

Po ashtu, Rama sulmoi median dhe opozitën duke thene: “Nuk ka më terren pjellor për çdo veprim dashakeq ndaj vendit tonë sesa kanalet, portale dhe ju. Falë kësaj fuqie në këtë lloj tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo hakërri dhe gallataxhi se ngriheni në këmbë se cilat janë lidhjet me krimet me atë dhe këtë, duke bërë fotomontazhe, ajo që ka dalë nuk është MEMEX i ministrisë së Brendshme”.

“Amerikanët thonë që sulmi nuk e ka realizuar objektivin. Objektivi i sulmit që ka qenë jashtëzakonisht i organizuar me 4 grupe, nder të cilat njëri prej tyre në 10 të parët e listës së grupeve të terrorit kibernetik nuk e ka arritur qëllimin për ta shkatërruar infrastrukturën tonë dixhitale. Faktikisht sistemi është ringritur në një kohë shumë të shpejtë. E para, e dyta, faktikisht asgjë realisht sensitive nuk është marrë dhe nuk ka asnjë vlerë në sensin e sensisivitetit sepse ne kemi ende proces për dixhitalizimin e një pjesë të madhe të arkivave. E treta, arsyeja pse nuk e ka arritur qëllimin sulmi është sepse ne kemi një nivel të caktuar mbrojtje. Plani për mbrojtjen kibernetike është parashikuar të bëhet në disa fazë, sepse nuk  jemi nujë vend i pasur dhe nuk i kemi mundësitë të cojmë në një kohë në gjithë drejtimet. Kjo që ka ndodhur thjesht do të përshpejtojë fuqizimin e mbrojtjes kibernetike. Mos ki merak për ujësjellësin e Durrësit se nuk ka hakër që bllokon ujin që vjen në çezmën tuaj.

Nga ana tjetër ne kemi një infrastrukturë kritike, që është OST, OSHE, KESH dhe aty sulmi nuk ka patur sukses, sepse aty mbrojtja është ngritur prej kohësh.

Mos bëhemi qesharak dhe për çdo gjë që ndodh i japim një unikalitet sikur ndodh këtu, sot në Maqedoninë e Veriut ka një sulm kibernetik. Sulmet kibernetike janë të përditshme, jemi marrë me sulme të vazhdueshme e s’kemi pasur asnjë problem, ky është një sulm shumë i madh por nuk e ka realizuar qëllimin. Mbase ju do të doni që do të kishte ndodhur një hata, por nuk ka ndodhur. Kështu që mos u kuturisni në konkluzione qesharake dhe po ju them prapë që ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin.

Ato historitë me lista, si ajo lista sot, që flet për se çfarë terreni gjen në kanale dhe portale tona, plus edhe në politikën tonë, një grup që ka qëllime dashakeqe ndaj vendit, dhe me një listë të fotomontuar ku përzihen kriminelë me politikanë dhe gazetarë fut në vorbull një dynja që hedh dyshime, që fillon teza dhe hipoteza. Nuk ka më terren pjellor për çdo veprim dashakeq ndaj vendit tonë sesa kanalet, portale dhe ju. Falë kësaj fuqie në këtë lloj tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo hakërri dhe gallataxhi se ngriheni në këmbë se cilat janë lidhjet me krimet me atë dhe këtë, duke bërë fotomontazhe, ajo që ka dalë nuk është MEMEX i ministrisë së Brendshme”, tha Rama.

© Panorama.al









Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *