Sulmi mbi rebelët Houthi në Jemen, Britania: Ishte akt vetëmbrojtjeje! Sulmet e radhës…

sulmi mbi rebelet houthi ne jemen britania ishte akt vetembrojtjeje sulmet e radhes

Mbretëria e Bashkuar ka reaguar në lidhje me sulmet e ndërmarra gjatë natës kundër objektivave ushtarake Houthi në Jemen.

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë, James Heappey, ka deklaruar se sulmi ishte një akt vetëmbrojtjeje.

Ai nuk konfirmoi nëse ishin planifikuar të tjera sulme të ngjashme, por tha se kjo mbetet për tu parë në ditët në vazhdim.

“Do të shohim gjatë ditëve të ardhshme nëse sulmet do të ndalen. Veprimi ynë dhe veprimi i amerikanëve mbrëmë ishte në vetëmbrojtje kundër sulmeve të mëtejshme ndaj anijeve tona luftarake, ndërsa ata kryejnë aktivitetin e tyre ligjor dhe të arsyeshëm. Sigurisht që ne nuk duam një përshkallëzim rajonal të situatës dhe po tregpohemi të kujdesshëm për këtë”, shtoi ai.

I pyetur për kritikat nga disa kundërshtarë politikë se parlamentit nuk iu dha shansi të diskutonte paraprakisht ndërhyrjen ushtarake, Heappey tha se Kryeministri duhet të marrë vendime të tilla bazuar në kërkesat ushtarake, strategjike dhe operacionale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts