Sulmi me armë ndaj autobusit në Deçan, Borrell: I tmerruar, përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në Deçan, ku një autobus me nxënës u sulmua me armë.

Borrell në një postim në Twitter shkruan se bashkëndjen me familjet e viktimave, ndërsa ka thënë se përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm.

“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Bashkëndjej me familjet e viktimave tyre, ndërsa përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Jam bashkë me qytetarët e Kosovës në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Borrell.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.