Sulmi me bombë vret 33 persona gjatë lutjeve në xhaminë afgane

20:28 22/04/2022

33 persona mendohet se kanë vdekur pas një sulmi me bombë në një xhami në provincën Kunduz të Afganistanit, sipas talebanëve.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid bën të ditur se mes të vdekurve ka edhe fëmijë, ndërsa 43 persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi. Mujahid tha se shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në këtë xhami.

Kjo ngjarje vjen një ditë pasi shpërthimet goditën gjithashtu Kunduzin dhe një qytet tjetër, Mazar-i-Sharif në Afganistanin verior. Shpërthimet goditën shkolla në Kabulin perëndimor të martën, duke vrarë studentë.

Një seri shpërthimesh vdekjeprurëse kanë tronditur disa qytete afgane ditët e fundit. Shumica e sulmeve të kësaj jave u morën përsipër nga grupi i lidhur me ISIS dhe rivali taleban ISIS-Khorasan (ISIS-K).

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin që ka ndodhur së fundmi në xhaminë në provincën Kunduz./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.