Sulmi me hark e shigjeta në Norvegji/ Zbulohet emri dhe fytyra e njeriut të arrestuar për vrasjen e 5 personave

Kjo është fytyra e sulmuesit të dyshuar, i akuzuar për vrasjen e pesë personave në sulmin me hark dhe shigjeta në Norvegji. Sipas mediave të huaja, Espen Andersen Bråthen është 37-vjeçari danez i arrestuar për sulmin, ka konfirmuar policia.

Avokati i policisë Ann Irén Svane Mathiassen konfirmon për NRK se 37-vjeçari do të vlerësohet nga ekspertë të psikiatrisë mjeko-ligjore.

Mkfj5ap33p7g8ylmd Ndpwopqozyfu3damlsa9ssphwq
Mkfj5ap33p7g8ylmd Ndpwopqozyfu3damlsa9ssphwq

Ndërkohë policia në Norvegji kishte thënë se tani po e trajton sulmin e dhunshëm me pesë të vdekur dhe dy të plagosur në qytetin e vogël të Kongsberg si terrorizëm.

Sidoqoftë, hetimet për sfondin më të detajuar ishin ende në vazhdim, është thënë më tej.
Shërbimi i sigurisë tani po heton nëse ajo që ndodhi mund të frymëzojë të tjerët për të kryer akte të rënda dhune. Sidoqoftë, nuk ka indikacione konkrete për këtë.

Por kush është Espen Andersen Bråthen?
Sipas mediumit publik të Norvegjisë, përcjell Telegrafi, Bråthen u dënua vitin e kaluar me një urdhër ndalimi gjashtë mujor pas një sulmi kundër dy anëtarëve të ngushtë të familjes, pasi ai kërcënoi se do të vriste njërin prej tyre.

Sipas vendimit, policia besonte se kishte rrezik që ai të kryente një vepër penale kundër njerëzve që i ishte ndaluar të vizitonte.

Sipas vendimit, 37-vjeçari la një revole Colt në divanin e anëtarëve të familjes, të cilën ata thuhet se e kishin përjetuar si kërcënuese.

Bråthen u dënua gjithashtu për vjedhje dhe blerje të sasive të vogla të hashashit në vitin 2012. Në aktgjykim thuhet se ai ishte dënuar për vepra të ngjashme më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *