
11:32 08/04/2022
Këto janë pamjet e para që vijnë nga stacioni hekurudhor në qytetin e Kramatorsk, në lindje të Ukrainës. Pamjet e përcjella nga Sky News tregojnë për civilë të vrarë ndërkohë që prinin për t’u larguar me tren.
Autoritetet ukrainase thonë se dy raketa ruse goditën stacionin hekurudhor duke i marrë jetën të pakën 30 personave e duke plagosur më shumë se 100 të tjerë, shifra të cilat janë paraprake.
Në momentin e ngjarjes në këtë vend ndodheshin shumë qytetarë të cilët po largoheshin nga rajoni i Donetsk./tvklan.al

