Sulmi me raketa në stacionin e trenit, Rusia mohon përgjegjësinë

11:32 08/04/2022

Këto janë pamjet e para që vijnë nga stacioni hekurudhor në qytetin e Kramatorsk, në lindje të Ukrainës. Pamjet e përcjella nga Sky News tregojnë për civilë të vrarë ndërkohë që prinin për t’u larguar me tren.

Autoritetet ukrainase thonë se dy raketa ruse goditën stacionin hekurudhor duke i marrë jetën të pakën 30 personave e duke plagosur më shumë se 100 të tjerë, shifra të cilat janë paraprake.

Në momentin e ngjarjes në këtë vend ndodheshin shumë qytetarë të cilët po largoheshin nga rajoni i Donetsk.

Ndërkohë në një reagim, Rusia ka mohuar përgjegjësinë për sulmin. Eduard Aleksandrovich Basurin, zëdhënës i komandës pro-ruse të “milicisë popullore” të Republikës Popullore të Donetskut, tha se sulmet ishin një “provokim” ukrainas. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts