Sulmi me thikë në Itali, plagosen 5 persona, mes tyre dhe një fëmijë 5 vjeç në gjendje të rëndë

ITALI

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rimini, Itali ku një person ka goditur me thikë pasagjerët, përfshirë një fëmijë 5 vjeç i cili është në gjendje të rëndë, brenda një autobusi urban.

Burrit me origjinë somaleze, iu kërkua bileta nga dy kontrollorët, në përgjigje, ai nxori thikën dhe goditi dy punonjëset për t’u larguar më pas. Gjatë kohës që ndiqej nga policia, ai sulmoi me thikë tre persona të tjerë, përfshirë një fëmijë.

Sulmuesi doli nga autobusi, duke kërcënuar shoferin për të hapur derën dhe iku në këmbë. Ai u përpoq të rrëmbente një makinë, por nuk ia arriti.

Megjithatë, arratia e tij nuk zgjati pasi pas disa minutash u arrestua nga policia. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes, por sipas autoriteteve pista e terrorizmit përjashtohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *