SULMI NDAJ SELISË/ Reagon deputeti i PD: 8 janari një ditë e rëndë! Do të mbahet mend si shkëputja nga hijet dhe dhuna e së shkuarës








Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka reaguar në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj selisë së Partisë Demokratike nga mbështetësit e ish-kryeministit Berisha.

ferdinandxhaferraj

Përmes një postimi në facebook, Xhaferaj shkruan se 8 janari do të mbahet mend si dita e fundit e një Prtie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës. Sipas tij PD do të vijojë në përmbushjen e misionit të saj për të siguruar të ardhmen perëndimore të Shqipërisë.

“8 Janari ishte një ditë e rëndë për cdo demokrat i cili udhëhiqet nga dëshira për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, të fortë dhe përfaqësuese. Dhuna përmbi selinë e PD-së dhe cdo demokrati i shërben interesave të vetëm një personi. 8 Janari do të mbahet mend gjatë si dita e fundit e një Partie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës. Në gjenezë, Partia Demokratike lindi për të siguruar të ardhmen perëndimore të Shqiperisë, dhe do të vazhdojë në përmbushjen e misionit të saj”, shkruan Xhaferaj në facebook.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.