“Sulmi ndaj Ukrainës i planifikuar gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit”, Ministria e Jashtme e Rusisë i përgjigjet SHBA

Ministria e Jashtme e Rusisë i është përgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me lajmet se Rusia do të sulmojë Ukrainën në një kohë të shkurtër.

“Një sulm i koordinuar informacioni po kryhet ndaj Moskës për të diskredituar kërkesat e justifikuara të Rusisë për garancitë e sigurisë. Në të njëjtën kohë, qëllimi është të justifikohen ambiciet gjeopolitike të Perëndimit dhe aktivitetet e tij ushtarake në territorin e Ukrainës,” thuhet në deklaratë, ndërsa shtohet se nga fundi i vitit 2021 dhe fillimi i vitit 2022 ka nisur një fushatë mediatike me synimin për të bindur publikun botëror se Rusia po përgatitet për një pushtim.”

Në një reagim zyrtar Ministria e Jashtme thotë se autoritetet perëndimore dhe media po prodhojnë lajme të rreme për të mbuluar agresionin e tyre.

“Autoritetet dhe mediat e vendeve perëndimore kanë nisur një komplot për të përshkallëzuar tensionet artificiale rreth Ukrainës”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se pushtimi i Ukrainës mund të fillojë gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.