Sulmi ndaj urës së Krimesë, Ukraina merr përgjegjësinë: E bëmë ne, por…

sulmi ndaj ures se krimese ukraina merr pergjegjesine e beme ne por

Dje, shërbimi i sigurisë së Ukrainës pranoi se ishte përgjegjës për një shpërthim që dëmtoi rëndë urën e Kerçit, që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, në muajin tetor të vitit të kaluar.

Shpërthimi, i shkaktuar nga një kamioni me bombë, rezultoi në tre viktima.

Duke folur në televizionin kombëtar ukrainas të mërkurën, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Malyuk tha se agjencia e tij qëndronte pas sulmit.

“Kishte shumë operacione të ndryshme, operacione speciale. Për disa prej tyre do të mund të flasim publikisht dhe me zë të lartë pas fitores, nuk do të flasim fare për të tjerët”, tha Malyuk. “Është një nga veprimet tona, përkatësisht shkatërrimi i urës së Krimesë më 8 tetor të vitit të kaluar”.

Pas këtij incidenti, Rusia rindërtoi urën. Presidenti Putin drejtoi një makinë nëpër strukturën e restauruar pasi u kryen riparime të shumta. Javën e kaluar, një tjetër sulm në urë la të vdekur një çift dhe plagosi rëndë vajzën e tyre.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ura që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë “sjell luftë, jo paqe”, dhe rrjedhimisht është objektiv luftarak.

Kjo urë ka një rëndësi të madhe për Moskën, duke shërbyer si një rrugë thelbësore për furnizimet ushtarake dhe civile dhe simbolizon kontrollin e Kremlinit mbi gadishullin e aneksuar të Krimesë që nga viti 2014.

Ura rrugore dhe hekurudhore është e gjatë 19 kilometra. Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar për “përgjigje” ndaj sulmit.

Krimea u aneksua nga Rusia më 2014, ndërsa Kievi do që ta rimarrë atë, teksa po lufton kundër pushtimit të plotë rus prej 17 muajsh. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts