
20:18 19/03/2022
Janë me dhjetëra ushtarët ukrainas të cilët dyshohet se kanë mbetur të vrarë, pas sulmit në një bazë ushtarake në qytetin jugor të Mykolaiv.
Deri në 200 trupa dyshohet se kanë qenë brenda kazermave kur u vunë në shënjestër të trupave ruse, të premten. Të paktën 50 trupa janë gjetur, tha një ushtarak ukrainas për agjencinë e lajmeve AFP.
“Nuk e dimë se sa të tjerë janë në rrënoja”, shtoi ai./tvklan.al