Sulmi në Bejrut, protestuesit kërkojnë largimin e gjyqtarit Tarek Bitar

22:40 14/10/2021

Protestuesit kërkojnë largimin e gjyqtarit Tarek Bitar

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një proteste në kryeqytetin libanez Bejrut.

Mbështetësit e lëvizjeve Hezbollah dhe Amal kërkojnë largimin gjyqtarit Tarek Bitar, i cili po heton çështjen e shpërthimit masiv që ndodhi në gusht të vitit të kaluar në një port. Ata kërkojnë zëvendësimin e tij.

Dy grupet libaneze Hezbollah dhe Amal thanë se protestuesit janë qëlluar  nga çatitë. Nuk është e qartë se kush ka hapur zjarr dhe pse.

Kryeministri Najib Mikati  ka bërë thirrje për qetësi ndërsa ushtria u kërkon civilëve të largohen nga zona përreth incidentit dhe paralajmëroi se ata do të qëllonin këdo që hapte zjarr.

Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për fatkeqësinë e Gushtit 2020, në të cilën u vranë 219 njerëz, 7,000 u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan.

Familjarët e viktimave pretendojnë se lidershipi politik i vendit po përpiqet të mbrojë veten dhe zyrtarët e lartë nga kontrolli.

Një zjarr shkaktoi shpërthimin e 2,750 ton nitrat amoniumi, një kimikat i djegshëm i cili ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt në një magazinë porti për gati gjashtë vite.

Zyrtarët e lartë ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e materialit dhe rrezikun që ai paraqiste, por nuk arritën ta sigurojnë, heqin ose shkatërrojnë atë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *