Sulmi në Bregun Perëndimor, Izraeli arreston katër palestinezë

Forcat izraelite kanë arrestuar katër palestinezë që dyshohen se janë të lidhur me sulmin e javës së kaluar, ku mbeti i vrarë një person në Bregun Perëndimor, tha Shin Bet, agjencia izraelite për siguri. Tre studentë hebrenj ishin qëlluar teksa ishin në një veturë. Sulmi ndodhi më 16 dhjetor në afërsi të komunitetit Homesh. Një person vdiq dhe dy të tjerë u plagosën, thanë autoritetet.

Të dyshuarit u arrestuan në veri të Bregut Perëndimor, përkatësisht në fshatin Silat al-Haaretia që gjendet pranë qytetit Jenin. Policia izraelite ka publikuar pushkë dhe municion, që tha se u përkisnin të dyshuarve. Autoritetet izraelite nuk kanë bërë të ditur identitetin e të arrestuarve, por thanë se hetimet janë duke vazhduar ende.

Disa grupe palestineze kishin mirëpritur sulmin, por asnjëra prej tyre nuk e mori përgjegjësinë për të. Arrestimet e katër palestinezëve vijnë pas disa javësh dhune, teksa janë kryer sulme nga palestinezët ndaj izraelitëve dhe vrasje të palestinezëve nga trupat izraelite gjatë përleshjeve.

Më herët gjatë dhjetorit, një sulmues palestinez e theri një hebre në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Një javë para kësaj ngjarjeje, një militant i Hamasit hapi zjarr në Qytetin e Vjetër, duke vrarë një izraelit. Në të njëjtën kohë, dhuna ndaj palestinezëve është rritur, veçanërisht në veri të Bregut Perëndimor. I dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindje të mesme, Tor Wennesland tha më 17 dhjetor se ai ishte “i alarmuar me përshkallëzimin e dhunës në Bregun Perëndimor të okupuar, përfshirë lindjen e Jerusalemit, dhunë që ka marrë jetën e izraelitëve dhe palestinezëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.