Sulmi në Deçan/ Zheji: U godit ndjeshmëria e një populli, nuk i largohem pistës politike terroriste! Lala: Ngjarja e organizuar, vendimi i Prokurorisë i nxituar

Këtë të hënë në emisionin ‘Pikat mbi i’ analisti Artur Zheji komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e të premtes në Deçan ku humbën jetën tre persona, pasi një person qëlloi me armë drejt autobusit me të cilin po lëviznin.

Zheji u shpreh se efekti që ka dashur të sjellë autori është terrori. Ai theksoi se është godit aty ku ndjeshmëria e një populli është e shumë e lartë, tek fëmijët.

“Vrasësi nuk ka pasur objektiv viktimat, dy nxënësit duket se nuk kanë lidhje. Efekti kryesor që vrasësi ka dashur të bëjë besoj është terrori. Deçani ka qenë gjithmonë një zonë ku nacionalistët serbë mendojnë që është djepi i qytetërimit serb dhe këto detaje mendoj ti fus në fokus. Tani koincidenca është që në të njëjtën ditë Kurti dhe Rama kanë qenë në një takim duke kryesor qeveritë e tyre…Dy herë Vuçiç ka nënvizuar këto mbledhje. Mendoj që kjo vrasje, masakër ka shumë urrejtje brenda. Pistat për motive të dobëta më duke sproporcionale çdo lloj gjëje…Ndoshta Policia e Kosovës kërkon të spostojë vëmendjen me qëllim. Po të ishte një njeri psiqik ai nuk del me kapuç, por edhe lë gjurmë… Këtu kemi të bëjmë me një vrasës së sofistifikuar”, tha Zheji.

Nga ana tjetër, gazetarja Klodiana Lala tha se përjashtimi si një akt terrorist nga ana e policisë së Kosovës është një vendim i nxituar.

“Në autobus kanë qenë 9 nxënës, ndërsa të tjerë kanë zbritur më herët. Mendoj që Policia e Kosove dhe Prokuroria është nxituar për të bërë një deklaratë të tillë. Sa kohë nuk ka të dhëna drejt autorit të dyshuar , mendoj që është e nxituar reagimi. Një person sipas dëshmive i armatosur dhe i maskuar, ka qëlluar nga xhami i përparmë i shoferit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme . Më pas autobusi është përplasur dhe ka rënë në kanal në anë të rrugës”, tha gazetarja Lala.

Gjatë bisedës në studio, Zheji nuk largohet mendimit të tij për nja akt terrorist, ndërsa thekson se sipas tij mund të jetë një akt për të mbjellë pasiguri dhe terror.

“Ky mund të jetë një akt i një personi apo dy tre personave të çekuilibruar që duke bërë një akt të tillë shprehin patriotizëm”, ka shtuar Zheji.

Po ashtu u shpreh se në të gjithë rajonin ka një tension të madh.

“Detyra e të gjallëve është të kuptojnë çfarë ka pas kësaj masakre në mënyrë autori të marrë dënimin e merituar. Nuk i largohem pistës politike terroriste. Mendoj që kemi të bëjmë me një akt shumë të rëndë  për të qenë një akt për një linjë autobusi. Kanë dashur të mbjellin terror, pasiguri dhe të japin mesazhin e fortë që ne jemi këtu jemi prezent dhe mund të bëjmë çfarë të duam me ju.  Si njohës i luftës së Kosovës dhe episodeve shumë të rënda nacionaliste serbe. Nuk është e thënë të jetë terrorizëm shtetëror…”, u shpreh Zheji, ndërsa shtoi: ‘Konteksti gjeopolitik mes dy shteteve nuk mund të përjashtohet. Është një irritim i madh në Serbi, nuk është Serbia ajo që na paraqet kryeministri jonë. Ndoshta noton me dëshirën për të qenë vend europian, por forca shumë të rëndësishme në strukturën e trupit të Serbisë janë të etura për hakmarrje’.

Gjithashtu gazetarja Lala the se nuk e cilëson si një histori banale, pasi sipas saj ngjarja është e organizuar, duk u nisur nga vendi dhe mënyra se si ka vepruar autori.

“Unë e shoh si një ngjarje të organizuar. Autori ka pritur autobusin të vijë. Në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Zgjedh një zonë të pyllëzuar dhe pa kamera. Qëllon të gjithë fishekët. E shoh si një krim të organizuar, nuk dua të jem kategorike. Por edhe si një histori banale nuk e mendoj dot. Ajo është një rrugë ku ka shumë pak lëvizje”, tha gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.