Sulmi në depon e naftës në Arabinë Saudite, reagon Rama: Krim i neveritshëm, Shqipëria u bën thirrje anëtarëve të OKB-së, që…






sulmi ne arabiKryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin në një dëbo naftë në Arabinë Saudite. Me anë të një postimi në twitter, kreu i qeverisë shqiptar dënon ashpër këtë sulm, duke thënë se është një krim i neveritshëm, që synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë.

Po ashtu, kreu i qeverisë i bëri thirrje të gjithë shteteve anëtarë të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas këtij sulmi.

“Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite , i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! # Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla”

Media shtetërore saudite raportoi një seri sulmesh me dron dhe raketa nga grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani ndërsa shtëllunga e madhe e tymit të zi mbuloi qytetin, i cili të dielën do të mirëpresë një garë të Formula 1.

Sipas Reuters objekt i  sulmit ishte rafineria shtetërore e naftës Aramco. Ndërkohë sulmi u reflektua menjëherë në çmimin e naftës, Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 1,01 dollarë, ose në 120,23 dollarë për fuçi në orën 11:50 të mëngjesit ET dhe nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u rrit me 95 cent, ose 0,9 për qind, në 113,37 dollarë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.