Sulmi në Lviv, mes viktimave edhe një fëmijë

10:04 18/04/2022

Gjashtë persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pas një sulmi në një fabrikë ushtarake dhe një pikë servisi për gomat e makinave në Lviv. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i rajonit Maksym Kozytsky.

Mes viktimave është edhe një fëmijë.

Autoritetet ukrainase në rajonin jugor të Dnipropetrovsk kanë raportuar për disa shpërthime të hënën. Disa prej tyre kanë goditur zona pranë stacionit të metrosë.

Sipas Komandës Perëndimore Ajrore, Lvivi u godit nga katër raketa duke lënë objekte të dëmtuara rëndë dhe zjarret që shpërthyen si pasojë e goditjeve janë ende duke u shuar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.