Sulmi në Norvegji, autori i konvertuar në mysliman

15:00 14/10/2021

37-vjeçari danez që vrau 5 persona në një sulm me shigjeta i njohur për policinë

Sulmi i pazakontë që la 5 viktima dhe disa të plagosur në qytetin Kongsberg, në jug-perëndim të kryeqytetit të Norvegjisë ka tronditur komunitetin aty.

Një dëshmitare e traumatizuar  ka përshkruar momentet rrëqethëse kur ajo pa skenën e krimit . Ajo rrëfeu se autori, tashmë i arrestuar Reiner Winklarson, u zhduk papritur ndërkohë që njerëzit vraponin për të shpëtuar. Mes tyre ishte edhe një nënë me fëmijën e saj në krahë e cila përpiqej t’i shpëtonte kaosit të krijuar.

Policia tha se autori  ka përdorur edhe armë të tjera gjatë incidentit përveç shigjetës dhe harkut , pa dhënë më shumë detaje se çfarë ishin ato.

Kryeministrja në detyrë e Norvegjisë Erna Solberg  e përshkroi sulmin si ” të tmerrshëm”.

Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë, por është e rëndësishme të theksohet se policia tani e ka nën kontroll situatën ,” tha  kryeministrja në një konferencë shtypi.

Autori i sulmit  është një shtetas  danez i moshës 37 vjeçare po merret në pyetje dhe mësohet se ai po bashkëpunon me autoritet. Besohet se ai ka vepruar i vetëm. Personi i dyshuar ishte konvertuar në mysliman dhe policia ishte e shqetësuar për shenjat e radikalizimit të tij.

Policia nuk përjashton mundësinë se sulmi mund të ketë të bëjë me terrorizmin.

Ky ishte incidenti më i keq që ka ndodhur në Norvegji që nga viti 2011, ku një ekstremist vrau 77 persona , shumica prej tyre adoleshentë në një kamp rinor.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *